Bajerni i vë çmimin Levandovskit: Jo më pak se 100 milionë euro

Kryesia e Bajernit të Mynihut nuk ka ndërmend që të bisedojë mbi shitjen e sulmuesit e vet, Robert Levandovski, me një çmim më të ulët se 100 milionë euro, shkruan gazeta e njohur “Kicker”.

Sulmuesi i përfaqësueses polake është objektiv i Mançester Junajtidit dhe të Realit të Madridit, por, sidoqoftë, kontrata e tij me klubin bavarez është deri më 2021. Para disa ditësh, media publikoi lajmin se Leva, sikurse e thërrasin shkurt futbollistin polak, kishte arritur një marrëveshje me Realin, por, më pas, doli një lajm tjetër se presidenti i klubit gjigant madridas, Florentino Perez, i kishte thënë një prej njerëzve kryesorë të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, se ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me Levandovskit.

Megjithatë, duhet të theksohet se vetë Bajerni nuk do që ta shesë Levandovskin, por, nëse vetë ky i fundit ngul këmbë që të ndryshojë mjedis, atëhërë, bavarezët kanë në plan që të kërkojnë më shumë se 100 milionë euro.

Sfidanti.al