Mbasi Robert Levandovski iu ankua kryesisë së Bajernit se ai ka nevojë për një zëvendësues, në klubin bavarez kanë filluar që të përmenden shumë emra. Thuhet se bavarezët, gjatë sezonit të ardhshëm të transferimeve, në janar, do të vihen në kërkim të një sulmuesi që ta zëvendësojë, herë pas here, sulmuesin e polak, kështu që në “tavolinë” ndodhen shumë emra dhe i fundit midis tyre është ai i sulmuesit të Hertës së Berlinit dhe të përfaqësueses boshnjake, Vedad Ibisheviç, që mund ta veshë bluzën e Bajernit qysh në muajin janar.
Ky futbollist boshnjak e njeh mirë Bundesligën dhe mund të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që ai ka marrëdhënie shumë të mira me drejtorin sportiv të klubit bavarez, Hasan Salihamixhiç, gjithashtu, boshnjak.
Sfidanti.al