Tenisti amerikan, Xhek Sok, nuk ishte e papritura më e madhe në turneun e mjeshtrave në Paris, pasi kishte edhe të tjera, edhe më “të këndshme”, si psh. ajo që i ndodhi tenistit më të mirë momental të botës, Rafael Nadal. Raketa nr.1 e botës u tërhoq para kohe nga turneu në fjalë, pasi u dëmtua në gju, por, sidoqoftë, ai vendosi që të bënte disa stërvitje të lehta në Paris, por, kur po hynte në qendrën stërvitore, ai u ndodh para një situate të papritur: një nga rojet e sigurisë së kësaj qendre nuk e njohu tenistin e famshëm spanjoll, e ndaloi dhe i kërkoi atij dokumentin e akreditimit!
“Mirëdita zotëri, keni akreditim?”, e pyeti tenistin e njohur një roje e panjohur e sigurisë. Dhe, kur mori përgjigje negative, pasoi edhe një pyetje tjetër, akoma edhe më e çuditshme:
“Kush jeni, ju?”
Rafa u detyrua t’i thotë atij emrin dhe mbiemrin e vet dhe, kur roja e sigurisë e kuptoi se para tij qëndronte një nga tenistët më të mirë të botës në të gjitha kohërat, ai u hutua, i hapi rrugën dhe e lejoi Nadalin që të hynte brenda.
Sfidanti.al