Lukas Hernandez e Pavar janë histori të mbyllura tashmë. Bajerni do të ketë dy kampionë të botës nga Franca, përveç disa kampionëve të botës që i ka nga Gjermania (Nojer, Boateng, Humels apo Myler), veçse presidenti Uli Hënes nuk dëshiron të ndalet këtu. Duke shkelur mbi traditën krenare bavareze se “nuk do të bëjmë çmendur për të marrë lojtar”, Hënesi po punon me gëzim në krahun e kundërt.
Gjithsesi, një traditë duket se nuk do të shkelet, ajo që kampionët në përgjithësi marrin lojtarë në Bundesligë. Objektiv kryesor është Kai Haverc, organizator 19-vjeçar i Leverkusenit, dhe tashmë i kombëtares gjermane, për të cilin mund të shpenzohen 75 milionë euro. Po ashtu, shoku i tij tek Leverkuseni, Julian Brant. Nga Hamburgu mund të vijë sulmuesi shumë i ri Arp, ndërsa nga Lajpcigu i përzgjedhuri është lojtari i kombëtares, sulmuesi Timo Verner.
Sfidanti.al