Intuita e Ronaldos del e saktë, tek Juvja tremben për Championsin

E sigurt është që do të mungojë disa ndeshje në kampionat, të paktën dy, por ndoshta edhe tre. Diçka që shqetëson më shumë Kristiano Ronaldon, që dëshiron të shënojë gola për lavdinë personale, ndërsa Juventusi ka tjetër hall. Trajneri Masimiliano Alegri mund të bëjë fare mirë pa portugezin në Serinë A, paso skuadra e tij është e shkëputur dhe shumë pranë titullit, por do të ishte tepër e vështirë një mungesë në Champions.

Ajaksi po, apo Ajaksi jo? Kjo është pyetja ekzistenciale për piemontezët, pas vizitës mjekësore të radhës të bërë nga 34-vjeçari. Vetë Ronaldo duket se e pati intuitën të saktë, kur tha pas ndeshjes Portugali-Serbi se “do të kthehem pas 15 ditësh”. Pra, në kohë për Ajaksin! Tifozët dhe Alegri shpresojnë. Në Serinë A, ndërkaq, Kristiano do të humbasë ndeshjet ndaj Empolit e Kaljarit, por besohet edhe kundër Milanit.

Sfidanti.al