Kesi, tek Milani nuk mund të reagosh shëmtuar sidomos botërisht

Gjoba ishte 40 000 euro, jo ndonjë dëm i madh financiar, por një qortim i fortë moral. Frank Kesi, një nga lojtarët më të fortë të Milanit, pati një tërheqje veshi nga klubi pas sherrit publik që bëri me Lukas Bilian, në stol gjatë derbit me Interin. Kesi u thirr në takim nga drejtuesit Maldini e Leonardo, dhe iu komunikua vendimi, ndërsa ndëshkim tjetër nuk do të ketë, edhe pse në fund të sezonit mund ta largojnë nga skuadra.

Gjysmën e kësaj gjobe, 20 000 euro, e mori edhe Luka Bilia, që gjithsesi u quajt shumë më pak fajtor nga klubi. Bilia qortoi Kesin se përse nuk i dha dorën të riut Konti, pasi u bë zëvendësimi, por reagimi i lojtarit të Bregut të Fildishtë ishte shumë i keq. Milani gjykoi se Bilia pati të drejtë në parim, por nuk duhej ta kishte bërë vërejtjen në atë moment, ndërsa ajo që bëri Kesi u quajt e rëndë. Edhe trajneri Gatuzo deklaroi se “mbeta shumë i zhgënjyer nga skena që ndodhi”.

Sfidanti.al