Boksieri mund të humbë licencën për një … puthje

Kubrat Pulev mori kritika të forta pas puthjes që papritur (dhe pa leje), që i bëri një gazetareje, por duket se do të ketë edhe më shumë pasoja se kaq. Bullgari 37-vjeçari puthi me forcë në buzë gazetaren Xheni Sushe, dhe kjo e fundit mësohet se ka pajtuar një avokat për të shkuar në gjyq. Puthja ndodhi në intervistën pas një ndeshjeje të fituar nga Pulevi, ndërsa Sushe po e pyeste nëse kishte shanse për t’u ndeshur me Tajson Fjurin.

Gazetarja pajtoi një avokate të quajtur Gloria Alred, dhe besohet se do të kërkojë që Pulevit t’i hiqet licenca e boksimit, pra që ai të mos ketë mundësi të vazhdojë karrierën. Sushi deklaroi se, përveç puthjes, bullgari e ngacmoi duke e prekur në trup. Vetë Pulevi nuk e mendonte se gjërat do të shkonin kështu, pasi ishte shprehur se “pas asaj që ndodhi, ne bëmë shaka dhe jemi miq”. Duket se miqësia nuk qenka edhe aq e fortë.

Sfidanti.al