Bajerni apo Arsenali, kush do ta marrë yllin e ri të Romës?

Xhengiz Under (saktësisht Ynder) është një nga njerëzit më të kërkuar në tregun profesional të futbollit. Ylli 21-vjeçar turk është në shënjestrën e dy klubeve të rëndësishëm, Bajernit dhe Arsenalit, dhe Roma shpreson që, nëse nuk do ta mbajë dot, të paktën të përfitojë maksimalisht.

Mediat shkruajnë se anglezët kanë bërë ofertën e parë prej 32 milionë eurosh, por kjo është hedhur poshtë nga italianët. Presidenti i Romës, Xhejms Paleta, gjykon se kartoni i Underit duhet të vlerë të paktën 50-60 milionë euro. Trajneri Di Françesko do të donte që sulmuesi i ri të vazhdonte në “Olimpiko”, por duket se kjo do të jetë e pamundur, ndaj të paktën Roma do të nxjerrë një përfitim të madh financiar, pasi e mori vetëm për 13.5 milionë euro nga Istanbul Bashaksehirspori në 2017.

Bajerni ende nuk ka hyrë në lojë, ndërsa bavarezët po mendojnë për disa alternativa. Natyrisht, një turk në Bundesligë apo në Gjermani do të kishte më shumë sens sesa në Angli, ndonëse ajo që ndodhi me Ozilin apo Gyndoganin flet për të kundërtën.

Sfidanti.al