Ajmerik Laporti si Mareshali Nej: Për Francën, sepse jam francez

Në kohën e luftërave të Napoleonit, Franca kishte disa komandantë të mëdhenj, dhe njëri prej tyre ishte Mareshali Nej. Kur Napoleoni humbi, ai u nxorr përpara gjyqit mbretëror dhe u dënua me vdekje si republikan, dhe avokati u përpoq ta shpëtonte duke thënë se Nej kishte lindur në një qytet që tani ishte pjesë e Prusisë, pra ai nuk ishte francez. Vetë Mareshali u ngrit dhe hodhi poshtë avokatin e tij duke thënë se “kam bërë 100 beteja për Francën dhe asnjë kundër saj”.

Sot, mbrojtësi i Mançester Sitit, Almerik Laporti, po përpiqet edhe ai që të bëjë beteja për Francën, veçse jo në front, por në kombëtaren e futbollit. Laporti kishte mundësi të zgjidhte edhe Spanjën, por në intervistën e fundit, u shpreh se “çështja e Spanjës është e mbyllur, kërkoj të luaj për Francën sepse jam francez”.

Gjithsesi, tek Franca ka një “yçkël”, që Laporti mendon se quhet Didie Deshamp. Pra, mbrojtësi i shkëlqyer i Sitit gjykon se është trajneri që nuk dëshiron ta grumbullojë. “Mendoj se Deshampi nuk më thërret për arsye personale, ndonëse duhet ta respektoj, – tha ai, – nuk besoj se është çështje teknike. Duhet të flisni me të, që t’iu thotë se përse nuk më thërret. Unë nuk kam asnjë problem me të, nëse dikush ka problem, është ai që e ka me mua”.

Nuk dihet sesi d ta interpretojë Deshampi këtë shfrim, dhe nëse kjo do ta lehtësojë apo do ta vështirësojë thirrjen e Ajmerik Laportit në kombëtaren e Francës.

Sfidanti.al