Mesut Ozil, dëshiron apo jo që të sakrifikosh për futbollin?!

Nuk i ka prishur punë vetëm presioni që u krijuar kundër tij në Gjermani, pas fotos me presidentin e Turqisë, Erdogan. Mesut Ozil ka probleme të tjera, më të thella, dhe kjo duket se po e bën të shkojë kot talentin e tij të pamohueshëm. Ylli i Arsenalit u rikthye në fushë nga trajneri Unai Emeri, në fitroren ndaj Karabakut në Ligën e Europës, dhe nuk mund të thuhet se luajti keq.

Gjithsesi, një nga legjendat e Arsenalit, ish-qendërmbrojtësi Martin Kioun. “Ndeshja ishte një mundësi për Ozilin për të treguar sesa i gatshëm është ai të jetë i përkushtuar dhe të sakrifikojë për klubin, – tha Kioun, – por, atij iu deshën gati 5 minuta për të marrë veten pasi mori një goditje. Kjo nuk është shenjë e mirë, ndonëse Ozili është lojtar i shkëlqyer dhe ka mundësi të ndryshojë fatin e një ndeshjeje”.

Ozil u vu në diskutim tek Reali i Madridit dhe u largua nga “Bernabeu”, pikërisht me dyshimin se nuk donte të sakrifikonte aq sa duhet. Fitorja ndaj Karabakut, ndërkaq, bën që Arsenali i Emerit të ketë 22 ndeshje radhazi pa humbje, duke barazuar ecurinë e ish-trajnerit Xhorxh Graham, kur nisi detyrën në 1986.

Sfidanti.al