Milani nuk gjen paqe. Pak ore pas eliminimit ne Europa League, klubi kuqezi mesoi edhe masat ndeshkuese te UEFA per mosrespektimin e rregullit te Fair Play Financiar gjate 3 vjecarit 2014-2017. Sipas komunikimit te UEFA, nese Milani nuk do te respektoje ekuilibrin ne binac deri ne 30 qershor te 2021, atehere do te perjashtohet nga evenimentet evropiane ne sezonet 2022/23 dhe 2023/24.
Ne te njejten kohe, klubit kuqezi do t’i mbahen 12 milione Euro nga te ardhurat e perfituar nga UEFA Europa League te sezonit 2018/19. Por jo vetem kaq, Milani do te jete i detyruar qe te regjistroje deri ne 21 futbolliste ne kompeticionet e UEFA per sezonet 2019/20 dhe 2020/21.
Milani ka te drejte te apeloje kete vendim te UEFA ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv sic parashikohet ne nenin 34(2) te Normave proceduriale te Kontrollit Financiar te Klubeve te UEFA dhe ne nenet 62 e 63 te statuteve te UEFA.
Sfidanti.al