Nuk qenka e thënë të jetë një vit normal. Nuk e kemi fjalën për në Champions, ku Bajerni edhe dështon, por në Bundesligë, aty ku bavarezët nuk kanë diskutuar asgjë për gjithë këta vjet.
Barazimi 1-1 në Mynih ndaj Frajburgut ishte një tjetër konfirmim i krizës së superfuqisë së Gjermanisë, e goditur nga mosha e disa prej yjeve dhe dëmtimet e disa të tjerëve, aq sa ka hyrë në krizë identiteti.
Vështirësia ishte e dukshme në “Alianc Arena”, aty ku kampionët nuk e kanë diskutuar në të kaluarën ekipin e trajnerit Shtrajh. Lehtësimi ishte i madh kur, më në fund, Serzh Gnabri kaloi vendasit në epërsi 10 minuta para fundit.
U mendua se fitorja do të arrihej, gjithsesi, edhe pse nuk do të ishte e bukur. Për fat të keq, nuk pati fitore.
Frajburgu barazoi në minutën e parafundit falë rrjetës së shënuar nga Lukas Holer, duke marrë një pikë të vyer. Barazimi bëri që Bajerni të mbetej në kuotën e 20 pikëve, në vend të dytë, tashmë 4 pikë prapa Dortmundit që nuk gaboi, por fitoi 1-0 në fushën e Volfsburgut, falë golit të kapitenit Marko Rojs
Sfidanti.al