Bajern Mynih zyrtarizon largimin e Hames Rodrigez

Pas deklaratës së Karl Hajnz Rumenige për largimin e Hames Rodrigez nga Bajerni i Mynihut, klubi gjerman bëri edhe komunikimin zyrtar nëpërmjet faqes së tij të internetit. Në komunikatën e publikuar, Bajerni falenderojnë kolumbianin për kontributin që dha në skuadër gjatë dy sezoneve të qëndrimit të tij te kampionët e Gjermanisë.

‘Falenderojmë Hames në emër të Bajernit për këto dy sezone të suksesshëm-lexohet në komunikatën e drejtuesve të kampionëve të Gjermanisë-me të fituam 2 herë Bundesligën dhe Kupën. Po kështu sezonin e kaluar arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Kontributi i Hames në skuadër në këto dy sezone ishte i rëndësishëm dhe ne i urojmë më të mirën për të ardhmen’

Ndërkaq edhe vetë futbollisti vendosi t’i japë lamtumirën klubit bavarez që ishte shtëpia e tij në dy sezonet e fundit futbollistike.

‘Dua të falenderoj të gjithë në klub dhe tifozët e Bajernit që gjithnjë më kanë mbështetur-thekson Hames Rodrigez-këto dy sezone në Mynih ishin të paharruar për mua dhe unë gjithnjë jam ndjerë mirë këtu’
tashmë për Hames Rodrigez është koha që të mendojë për të ardhmen e tij që duket se do të jetë në Serinë A italiane me Juventusin dhe Napolin që kanë hyrë në garë për të.

sfidanti.al