Në Spanjë vijon beteja kundër trukimit të ndeshjeve të futbollit. pas arrestimeve, deklaratave në lidhje me ‘Operacionin Oikos’ dhe dyshimeve të ngritura për ndeshjen mes Vajadolidit dhe Valencias, tashmë autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për disa takime të zhvilluara përpara ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Hueskës mes drejtuesve të klubit të Hueskës dhe personave të tjerë.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Confidencial’ sipas të cilit, 2 javë përpara datës 31 mars të 2019 kur u luajt Real Madrid-Hueska, u bë takimi për të cilin dyshimi nuk është për një pakt të mundshëm për manipulim të rezultatit, por zgjidhjen e një cështje borxhi prej 100 mijë Eurosh që drejtuesit e klubit të Hueskës kishin kundrejt Raul Bravos dhe Karlos Arandës, dy protagonistët kryesorë te skandalit të trukimit të ndeshjeve në futbollin spanjoll.
Ndeshja që ishte e dyta e Realit të Madridit me Zidan të rikthyer përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të ‘Los Blancos’ për të cilin shënuan Isko, Sebajos dhe Benzema.
sfidanti.al