Ançeloti: Levandovski shënon tre gola? Është diçka krejt normale!

 

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Karlo Ançeloti, ka bindjen se Robert Levandovski, vetëm tani, po merr formën e tij të një golëshenuesi të vërtetë. Dhe, në fakt, nëse vazhdon me këtë ritëm, ky futbollist polak, me siguri, që pa ndonjë problem do ta kalojë shifrën prej 30 golash në Bundesligë, duke pasur parasysh edhe het-trikun (tregolëshin) e tij në ndeshjen e fundit që Bajerni e fitoi thellë 6-0 ndaj Augsburgut, duke e kthyer atë në krye të listës së golëshënuesve më të mirë të Bundesligës me 24 gola.

“Ne zhvilluam një ndeshje, me të vërtetë, të mirë dhe Roberti bëri më të mirën e mundshme, ashku sikurse përpiqet që të bëjë gjithnomë. Ai shënoi tre gola dhe dha edhe dy asiste për gola, çfarë mund të them tjetër, veç asaj se ai është fantastik. Fjala është për një futbollist që shënon pothuajse në çdo ndeshje, kështu që nuk është për t’u habitur, kur ai shënon tre gola në një ndeshje. Kjo, tani, është një dicka krejt normale”, vuri në dukje strategu italian.

sfidanti.al