Botërori I femrave cfarë suksesi; mbi 1 miliard shikues ne TV

Xhani Infantino duket se pati të drejtë. Presidenti I FIFA priste të paktën 1 miliard teleshikuesish për Botërorin e Futbollit të Femrave që u  mbajt në Francë këtë verë, dhe ashtu doli. Federata Ndërkombëtare e Futbollit publikoi të dhënat e saj që flasin për 1.12 miliardë shikuesish në TV që I panë ndeshjet në platformat digitale apo në vende publike.

Ishin 993.5 milionë Persona që panë të paktën 1 minutë të turneut nga ekranet e televizorit, një shifër kjo që ishte 30% më e lartë se në edicionin e vitit 2015 me 764 milionë teleshikuesish. Mësohet se 481.5 milionë persona patën akses për Botërorin në platformat digitale, edhe kjo një shifër që ka pësuar rritje me 86 milionë në krahasim me Botërorin e Femrave të 2015.

Ndeshja më e ndjekur ishte finalja mes SHBA dhe Holandës me 82.18 milionë teleshikues, një shifër kjo që ëshyë 56% më e lartë se finalja e 2015. Në vendin e dytë është sfida e 1/8 të finaleve mes Francës dhe Brazilit e ndjekur nga 60.67 milionë teleshikues , ndërsa në vendin e tretë është gjysmëfinalja mes Anglisë dhe SHBA me 43.16 milionë teleshikues

Sfidanti.al