Bosnje-Greqi, tension i lartë; çfarë zënke mes Dzekos e Manolas

Shokë skuadre te Roma,  ‘armiq’ të betuar në fazën kualifikuese të Botërorit 2018; në fund të sfidës mes Bosnjes dhe Greqisë shpërtheu një debat  i fortë me protagonistë Edin Dzekon dhe Kostas Manolas. Situata degjeneroi deri në atë pikë sa të dy futbollistët filluan të përdornin edhe duart duke detyruar pjesën tjetër të futbollistëve të të dyja skuadrave të ndërhynin për t’i ndarë. Gjithçka ndodhi kur futbollisti grek Giannotas u godit me grusht duke humbur edhe një dhëmb, nga asistenti i trajnerit boshnjak duke shkaktuar një kaos të madh që përfshiu edhe të dy futbollistët e Romës. Manolas në një moment i tregoi gishtin tregues në formë kërcënimi Dzekos që nuk ngurroi dhe e kapi nga duart.  Futbollisti tjetër i Romës, Rudiger tentoi të bëjë shaka me këtë ngjarje duke publikuar në rrjetet sociale një foto të lojtarëve  me mesazhin: ‘Kush ka fituar?’. Por Manolas nuk kishte aspak dëshirë  për të bërë shaka. ‘Disa veprime nuk duhen bërë-ishte komenti i Manolas-ishte një turp fakti që u tregua mungesë respekti ndaj himnit tonë kombëtar. Këto gjëra nuk përfaqësojnë futbollin. Ne duhet të mendojmë për lojën, në fakt u duk sikur ishim në një luftë. Situata të tilla zgjidhen vetëm në gjykatë’

sfidanti.al