Victor Valdes dhe Yolanda Cardona, formalizojnë në martesë lidhjen e tyre 10 vjeçare

Victor Valdes dhe Yolanda Cardona shkojnë në altar për të formalzuar lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë. Ceremonia e martesës së ish portierit të Barcelonës dhe modeles kolumbiane u zhvilua në kishën Santa Maria Reina të Pedralbers. Të ftuar në martesën e Valdes ishin edhe disa prej ish futbollistëve të Barcelonës mes të cilëve, Xavi Hernandez e bashkëshortja Nuria, Carles Puyol me të fejuarën Vanessa Lorenzo, Eric Abidal apo Jose Manuel Pinto e Samuel Eto’o. Po kështu në këtë festë të Valdes ishte i praniëshëm edhe ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta. Victor Valdes dhe Yolanda Cardona u njohën përpara 10 vitesh në banesën e një mikut të tyre të përbashkët për të krijuar një lidhje të gjatë duke sjellë në jetë edhe 3 fëmija, Dylan 7 vjec, Kai 4 vjec dhe Vera 3 vjeç

sfidanti.al