Pushimet e Neymar Jr e Bruna Marquezine; cliron adrenalinën ne Los Angeles

Neymar Jr po i shfrytëzon në maksimum pushimet e tij. Pasi përmbushi detyrimet e tij me sponsorët në Japoni, sulmuesi i Barcelonës tashmë ndodhet në Los Angeles së bashku me të dashurën e tij Bruna Marquezine dhe miqtë e tij të grupit ‘Toiss’. Edhe në SHBA, axhenda e aktiviteteve ishte e ngjeshur për futbollistin, megjithatë 25 vjecari arriti të gjejë kohë të lirë për ta kaluar pikërisht në shoqërinë e personave më të dashur të tij. Neymar, Bruna dhe miqtë e tyre u pikasën në  ‘Six Flags Magic Mountain’, një prej parqeve të Lojërave më të famshme në botë, për të çliruar të gjithë adrenalinën e tyre dhe mesa duket të gjithë u argëtuan shumë. Pas qëndrimit në Los Angeles, Neymar do të shkojë në Brazil për të parë sesi po shkojnë gjërat me Institutin Neymar dhe më pas do të udhëtojë drejt Ibizës e Formenterës për të mbyllur pushimet verore të këtij viti.

sfidanti.al