Usain Bolt do të largohet nga sporti këtë verë pas kampionatit botëror dhe kjo mund të quhet një humbje e madhe. Gjithsesi, një lajm shumë i mirë ka dalë që mund t’i bëjë tifozët e atletikës të mos dëshpërohen më shumë sesa duhet. Në SHBA, është shfaqur trashëgimtari, pasardhësi i tij. Ky quhet Kristian Koleman, është 21 vjeç dhe është më i shpejtë sesa ishte xhamajkani në të njëjtën moshë. Koleman fitoi kampionatin kombëtar të kolegjeve në Amerikë me kohën 9.82 sekonda. Sprintieri i Universitetit të Tenesit bëhet i pari në Amerikë që fiton titullin edhe 100, edhe në 60 metra, që nga koha e Xhantin Gatlinit në 2002.
Boltit iu desh të mbushte 22 vjeç që të arrinte 9.76, kohë që tani do ta synojë Kolemani. Atleti i ri amerikan nuk ka qenë i panjohur për vendin e tij. Ai mori pjesë në ekipin olimpik të stafetës 4×100 metra në Rio 2016, dhe duke garuar në një nga garat kualifikuese. Koleman ka mbi supe tashmë një barrë të rëndë, sepse duhet të jetë pasardhës i sprintierit më të madh të të gjitha kohëve, që ka rekordin botëror me 9.58. Po ashtu, ai duhet të thyejë rekordin amerikan me 9.69 që e mban Tajson Gej.
Sfidanti.al