Verratti-PSG, nisin bisedimet për largimin nga Franca?

Për Marco Verrattin po flitet shumë për një largim nga Paris Saint Germain. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, mesfushori italian është takuar me Drejtorin e ri Sportiv të klubit, Antero Henrique për të diskutuar të ardhmen  e tij që mund të jetë larg kryeqytetit francez. Ideja e Henriques është që të bindë Verratin të qëndrojë në Paris, por ofertat në drejtim të tij janë të shumta dhe mes tyre spikat ajo e Barcelonës. Por ai që i ndez akoma më shumë zërat e merkatos rreth Verrattit është vetë agjenti i futbollistit i cili ka theksuar se Paris Saint Germain nuk është përmirësuar shumë në 4-5 vitet e fundit dhe kjo mund të shtyjë Verrattin që të kërkojë skuadër tjetër.

sfidanti.al