Cështja Paris Sën Zhermen-Fair Play Financiar pushton sërish median botërore. Këtë radhë është prestigjiozja ‘New York Times’ që ka lëshuar bombën teksa deklaron se UEFA ka mbuluar manovrat e Paris Sën Zhermen përsa i përket këtij rregulli.
E përditshmja amerikane në artikullin e saj thekson se ka në dispozicion prova që tregojnë se UEFA nuk hetoi sic duhet Paris Sën Zhermenin për thyerjen e rregullit të Fair Play Financiar në vitin 2017 kur shpenzoi 400 milionë Euro për Nejmar dhe Mbapenë edhe pse për francezin pagesa në të vërtetë u bë formalisht sezonin pasardhës.
‘New York Times’ thekson se UEFA në të vërtetë i mbuloir hetimet për Paris Sën Zhermenit duke mos e goditur klubin tranasalpin kjo për shkak të lidhjes mes vetë qeverisë së futbollit evropian dhe Al Kelaifit që në të njëjtën kohë është edhe pronari i rrjetit televiziv beIN Media Group nëpërmjet të cilit ka paguar në Nyon shuma të konsiderueshme parash për të drejtat televizive të futbollit evropian
Por jo vetëm kaq, hetimet lanë të kuptohet se ka pasur mospërputhje mendimesh mes hetuesve të UEFA dhe PSG për sponsorizimin e entit turistik të Katarit te klubi parizien, por edhe në këtë rast gjithcka u mbulua nga institucioni më i lartë i futbollit të Kontinentit të Vjetër. Po kështu edhe apelimi në CAS i PSG shkoi në favor të transalpinëve, gjë që sipas New York Times tregon se UEFA është treguar shumë e butë ndaj kampionëve të Francës
UEFA nuk vonoi të përgjigjej teksa deklaroi se e gjithë kjo cështje është vlerësuar ligjërisht me ndihmën e një pamje të jashtme dhe u arrit në përfundimin se kishte prova të forta që mbështesnin interpretimin e prezantuar nga PSG.
sfidanti.al