Bëhet zyrtare, Dani Sebajos kalon te Arsenali

Pas një Evropiani fantastik me Spanjën e U21, emri i Dani Sebajos u lakua tek shumë klube evropiane mes të cilëve ishte edhe Milani. Kështu që spanjollit i duhej të bënte një zgjedhje dhe në fund ai e bëri një gjë të tillë duke iu dhënë fund zërave të merkatos

Skuadra që fitoi garën për talentin spanjoll ishte pikërish Arsenali që e zyrtarizoi ardhjen e tij nëpërmjet një video të vecantë në platformat sociale të tij, video që bëri xhiron e të gjithë botës. Në video është vetë Sebajos që flet dhe që premton impenjim të madh për sezonin e ardhshëm

Mësohet se mesfiushori 23 vjecar kaloi te Topcinjtë e Londrës në firmë huazimi, pasi Reali i madridit nuk ka ndërmend të humbasë përfundimisht shërbimin e një prej talenteve më të mirë të tij në mënyrë absolute

sfidanti.al