Boateng dhe fanta-trajneri: Kërkon rimbursim? Më dërgo numrin IBAN

Si gjithnjë, merkatoja e muajit janar i revolucionoi skuadrat e Serisë A dhe si pasojë edhe ato të lojës së Fantasy Football si cdo vit ‘trajnerët’ duhet të bëjnë llogaritë me largimet e befasishme të lojtarëve si ato të Hamshik, Benatia apo Kevin Prins Boateng me këtë të fundit që u transferua te Barcelona. Padyshim që oferta e katalanasve ishte shumë tunduese për t’u refuzuar dhe Boateng nuk e la t’i shpëtojë mundësia për të luajtur me Messi&Co në Camp Nou.

Por transferimi i Boateng te kampionët e Spanjës vuri në telashe disa prej fanta-trajnerëbve dhe njëri prej tyre mendoi t’i kmërkojë futbollistit dëmshpërblim. Nën një foto të Boateng në Instagram në fakt është shfaqur komenti i një fanta-trajneri që i shkruante lojtarit: Duhet të më rimbursosh paratë e shpenzuara për të të marrë në Fantasy Football në janar duke parë se brenda një dite i le të gjithë. Si t’ia bëjmë, a të dërgojnë IBAN-in tim?’ Dhe përgjigjja e Boateng ishte e menjëhershme dhe ironike: ‘Dërgoje!’, Një përgjigje kjo që shkaktoi një seri të gjatë komentesh dhe humor në internet.

sfidanti.al