Lindsi Von i ka bërë llogaritë dhe e ka pranuar realitetin; ka ardhur koha që të lërë skitë, dicka që ajo do ta bëjë zyrtarisht në 10 shkurt pas garës së zbritjes së lirë në Aare.
‘Gjëja e parë që mendova kur u rrëzova në garën e Super G ishte: ‘cfarë dreqin bëj këtu’-tha Von-por më pas mendova edhe gjëra të tjera, por është më mirë që të mos i them. I thashë vetes, përse jam akoma këtu? Jam shumë e vjetër për këto gjëra. Të shkojnë si të shkojnë gjërat, u ktheva pas shumë dëmtimesh dhe në këtë moment nuk po ia dal dot më; jeta është e tillë’
Sigurisht nuk mund të mungonin krahasimet mes saj dhe kuotërbekut legjendar të Nju Ingland Patriots, Tom Bredi i cili vazhdon të fitojë gjë që e tregoi edhe në mbrëmjen e 3 shkurtit në finalen e Super Boël ndaj Los Anxheles Rems.
‘Nuk mund të jemi të gjithë Tom Bredi e të vijojmë me fitoret në Super Boël-vijoi Lindsi Von-mendoj se duhet të jem krenare për 82 fitoret e mia, nuk ka kuptim që të shkatërroj shëndetin fizik edhe për 5 fitore të tjera’
sfidanti.al