I pari që reagoi pas lajmit për shkarkimin e Zhoze Murinjos nga Mancester Junajtid ishte padyshim Pol Pogba i cili dihet se ka pasur raporte aspak të mira me trajnerin portugez. Vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit, mesfushori francez postoi në rrjetet sociale një foto të tij me titull ‘Capture this’ duke i ftuar ndjekësit e tij t’i vënë një titull imazhit të tij plot sarkazëm.
Nuk vonoi shumë dhe Pogba e fshiu postimin e tij, por pavarësisht kësaj dëmi ishte bërë. Klubi nuk e pëlqeu aspak atë cfarë bëri Pogba dhe e konsideroi veprimin e tij si një mungesë respekti. për këtë arsye drejtuesit e Djajve të Kuq, sipas ‘Daily mail’ kanë vendosur që ta gjobisin futbollistin që duket se nuk do ta ndjejë aq shumë duke qenë se paguhet 300 mijë Euro në javë.
Postimi i Pogbasë në momentin që ndodhi u bë viral dhe brenda 5 minutave u bënë shumë komente sic ishte ai i geri nevil që i shkroi: ‘Largohu edhe ti’.
Ndërkaq, largimi i Murinjos duket se ndryshon planet e futbollistit francez. Pogba nuk e ndjente besimin e portugezit dhe mendoi të lërë Djajtë e Kuq, por me atë cfarë po ndodh në pankinën e kësaj skuadre nuk përjashtohet mundësia që ai të ngrijë bisedimet me klubet italiane të Jubentusit e Interit që duket se kanë shfaqur më shumë interes së cdo skuadër tjetër.
sfidanti.al