Pas 895 ditësh, Zhoze Murinjo u largua nga ‘Lowry Hotel’, rezidenca luksoze ku ai u akomodua gjatë aventurës së tij te Mancester Junajtid. Trajneri portugez, që një ditë më parë u shkaklrkua nga detyra e tij te Djajtë e Kuq dhe që e ka familjen e tij në Londër, jetoi në këtë hotel që nga 6 korriku i vitit 2016 e deri të martën.
Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ bëri edhe llogaritë e qëndrimit të Murinjos në këtë rezidencë dhe kostoja shkonte deri në 600 Paund në natë që do të thotë se në total 55 vjecarit jetesa në ‘Lowry Hotel’ i kushtoi 537 mijë Paund ose e thënë ndryshe rreth 600 mijë Euro.
sfidanti.al