Benzema kërkon Algjerinë, por Algjeria thotë “Jo, faleminderit”!

Mesa duket karriera e tij me një kombëtare ka marrë fund. Karim Benzema mund të jetë një nga sulmuesit më të mirë e më modernë të botës, por pasi Franca ia mbylli derën, nuk duket se do të gjejë ekip tjetër përfaqësues. Futbollisti i Realit aludoi për një kalim tek Algjeria, nëse Franca do ta ndihmonte, por nga kryeqyteti Algjer, vjen një përgjigje aspak e mirë.

“Unë jam i lumtur me këta lojtarë që kam, – u shpreh trajneri i kombëtares algjeriane, Xhamel Belmadi, – unë kam Bunexhahun, Slimanin, Delortin, dhe Sudanin”. Algjeria doli kampione e Afrikës dhe këto fjalë të trajnerit kanë plotësisht bazë, ndonëse Benzema është një lojtar klasi dhe do të ndihmonte çdo ekip, përderisa ndihmon Realin. Sulmuesi 31-vjeçar nuk luan për “gjelat” që nga viti 2015, por nuk është se mungesa e tij është ndjerë shumë. Franca doli kampione e botës në 2018, duke pasur një sulm të shkëlqyer me Mbapenë, Grizmanin apo Zhirunë.

Sfidanti.al