Bëma e fundit e Nojerit; I mohon t’I japë minuta Nybelit

Aleksandër Nybel do të jetë portieri I Bajernit të Mynihut sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, klubi bavarez e arriti akordin për transferimin e 23 vjecarit që në muajin dhjetor me Nybel që do të lërë Shalke 04 me parametra zero duke qenë se kontrata e tij me klubin nga Gelsenkirshen skadon në vitin 2020

Bajerni me këtë blerje pretendon se ka gjetur pasuesin e Nojer  I cili në mars do të festojë 34 vjetorin e tij të lindjes. Ideja e bavarezëve është që Nojer te fillojë t’I japë minuta Nybelit duke nisur që nha sezonin I ardhshëm deri sa ai të arrijë në nivelin e 15 ndeshjeve. Por kjo kërkesë u refuzua nga portieri kampion I botës në 2014 me Gjermaninë pasi sipas ‘Bild’ ai e interpretoi atë si një ftesë që ai të bëhej mënjanë

Sfidanti.al