Efekti Ronaldo, Juventus rrit kapitalin me plot 300 milionë euro!

Kampionia e Italisë thotë me krenari se i është afruar më shumë klubeve më të fuqishëm financiarisht në Europë, dhe se shpejt mund të konkurrojë sy më sy me ta. Komunikata e bardhezinjve e shprehu edhe zyrtarisht, atë që kishte deklaruar presidenti Anjeli, pra për rritjen me 300 milionë eurove të kapitalit në bursë, një sukses i madh për një kohë të shkurtër. Synimi i torinezëve ishte që të afrohej me Realin, Barcelonën, Mançester Junajtidin apo Bajernin, dhe kjo ishte arsyeja kryesore e afrimit të Kristiano Ronaldos.

Prania e superyllit portugez është faktori kryesor që aksionet e Juves u rritën kaq shumë, ndërsa me afrimin edhe të ndonjë ylli të madh të ri, imazhi i kampionëve italianë pritet të rritet edhe më shumë. Gjithsesi, synimi kryesor mbetet fitorja e Championsit, ndërsa ish-trajneri i madh Marçelo Lipi thotë se Juventusi i sotëm nuk është në më shumë se 60 për qind të formës. Ndoshta, një “shigjetë” për Mauricio Sarrin, apo thjesht një pohim?!

Sfidanti.al