Belgjika bën kurban Naingolan, Mertens  shpreson ta bëjë..krenar!

Duke pasur parasysh të gjithë parametrat përkatës, Raça Naingolan, duhej të ishte thirrur në përfaqësuesen belge që do të marrë pjesë në Kupën e Botës Rusi-2018 (14 qershor – 15 korrik), por, sidoqoftë, trajneri i saj, Roberto Martinez, vendosi që të mos ta përfshijë këtë lojtar të Romës në ekipin e tij, ndoshta, sikurse thuhet përgjithësisht, për shkak të disiplinës së tij të dobët.

Opinioni publik dhe media sportive belge ka ditë që po shpreh pakënaqësinë ndaj këtij vendimi të habitshëm të Martinezit, ndërkohë që ndaj tij u prononcua  edhe një nga lojtarët kryesorë të kombëtares belge, Dris Mertens.

“Do të na mungosh, mik, por ne shpresojnë që të të bëjmë, ty, krenar”, vuri në dukje Mertensi.

Sfidanti.al