Guardiola mirëpret “magjistarin” Sarri si rival në Premier Ligë

“Sot për sot, ka shumë, shumë pak trajnerë që mund të quhen më të mirë sesa ai”. Këto janë fjalët e Pep Guardiolës për Mauricio Sarrin, i cili besohet se po shkon drejt Anglisë tani që i preu “urët” me Napolin. Trajneri i Sitit e njeh mirë atë napolitan, pasi dy ekipet u përballën në fazën e grupeve në Champions.

“Skuadrat e Sarrit janë fantastikë në përdorim topi, – ishte karakteristika e Guardiolës, – janë sulmues, agresivë, një nga 3 skuadrat më të mira në Europë aktualisht”. Nëse zëvendëson Konten në “Stemford Brixh”, Çelsi do të jetë edhe më shumë spektakolar sesa këta dy vjet.

Sarri po bën një hap tjetër të madh në karrierë. Ai ka qenë vazhdimisht konservator dhe ka punuar aty ku i ka pëlqyer. Për shumë vite ishte me skuadrën e kategorisë së gjashtë, amatorët e Sansovinos. Me Empolin siguroi Serinë A dhe u bë i famshëm sepse përdorte dronin për të filmuar stërvitjet e veta. Me Napolin është histori e tanishme, me 3 sezone të shkëlqyer, duke tejkaluar edhe mosbesimin e Diego Maradonës.

Sfidanti.al