Befasi e madhe në Kroaci: Srna dështon në testin antidoping!?

Shumë organe të medias kroate publikojnë lajmin se futbollisti legjendar dhe kapiteni i përfaqësueses kroate, Dario Srna, nuk e kaloi dot testin antidoping të ndeshjes së Ligës së Kampioneve (LK) mes Shahtarit të Donjeckut dhe Napolit. Tani për tani, gjithçka është jozyrtare, por vihet në dukje se Srna ka dalë pozitiv në testin e mësipërm mbas ndeshjes së raundit të parë të LK-së mes dy ekipeve të lartpërmendur.

Një lajm të tillë e kanë publikuar, deri tani, vetëm mediumet kroate që vënë në dukje se, katër ditë më vonë, Dario nuk luajti në ndeshjen kundër Cernomorecit që e rrit më shumë mundësinë se lajmi i mësipërm të jetë i vërtetë. Nëse ky lajm del se është i vërtetë, atëherë, Srnën e pret një dënim i fortë që më siguri do të thotë edhe fund të karrierës së këtij futbollisti legjendar kroat, duke parasysh se ai është 35 vjeç.

Sfidanti.al