Diego Kosta nuk e harron Antonio Konten as tani që është tek Atletiko!

Kartoni i tij do të kushtojë 60 milionë euro, dhe ai dëshiron t’i tregojë gjithë botës se çfarë është në gjendje të bëjë. Ky “ai” është Diego Kosta që tashmë i ka thënë “lamtumirë” edhe juridikisht Çelsit dhe do ta vazhdojë karrierën tek Atletiko në Madrid. Një rikthim në klubin e tij të mëparshëm, veçse sulmuesi braziliano-spanjoll nuk e ka harruar aspak atë që ka kaluar në Londër.

“Nuk do të lejoj që imazhi im tek Çelsi të njolloset nga një person i vetëm”, – ishin fjalët e tij përpara mikrofonëve të mediave spanjolle me të dalë nga aeroporti i Madridit. Natyrisht, ai e kishte fjalën për ish-trajnerin e tij, Antonio Konte. Po ashtu, 28-vjeçari futi një “kleçkë” mes Kontes dhe drejtuesve të Çelsit. “Unë nuk bëra betejë me klubin, – tha Kosta, – nuk ishte luftë mes meje dhe Çelsit, madje klubi më ndihmoi në një farë mënyre sepse edhe drejtuesit donin që unë të stabilizohesha”.

Sfidanti.al