Bayern Munich prezanton Luis Diaz, firmos deri në 2029

Luis Diaz është një futbollist i Bayern Munich. Klubi gjerman me anë të një postimi në rrjetet sociale bërë zyrtare transferimin e sulmuesit kolumbian. 28-vjeçari pasi kaloi me sukses testet mjekësore firmosi një kontratë të vlefshme deri në 2029. 75 milionë euro i kushtoi Bayern blerja e kartonit nga Liverpool.

“Për mua do të thotë shumë të jem pjesë e Bayern Munich, një nga klubet më të mëdha në botë. Dua të ndihmoj ekipin tim të ri me mënyrën se si luaj futboll dhe me personalitetin tim”, u shpreh Luis Diaz gjatë prezantimit.

Në fotot e parë të bëra publike nga klubi i Bayern, Luis Diaz shihet duke u përqafuar me Manuel Neuer, kapitenin dhe liderin e ekipin. Prej kohësh sulmuesi kolumbian kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpool, flirtoi fillimisht me Barcelonën, por në fund ekipi i Hansi Flick zgjodhi Rashford. Në këto kushte, Diaz pranoi më pas ofertën e Bayern, por mbi të gjitha gjeti një skuadër e cila ishte e aftë të paguante 75 milionë euro për kartonin e tij.

sfidanti.al