Bayern Munchen mendon për një lojtar-trajner

Një hipotezë ndryshe, për të dhënë vazhdimësi. Pas përgjigjeve negative nga Xabi Alonso, Nagelsmann dhe Rangnick e Schmidt, Bayern synon që të gjejë zgjedhjen e duhur për pankinën. Bavarezët po mendojnë për një skenar që hap mundësinë e një zgjidhjeje të brendshme. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, klubi gjerman mund të vendosë Thomas Muller si lojtar-menaxher, një metodë e përdorur shpesh në Angli vitet e fundit. Kjo ide shihet si e duhura për momentin, por gjërat mund të ndryshojnë javë pas jave. Tifozët po presin të mësojnë se kush do të jetë trajneri i skuadrës, për sezonin që vjen.

sfidanti.al