Bayern me presion për Araujo-n

Bayern Munchen nuk heq dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit uruguaian Ronald Araujo. Thomas Tuchel a ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit për ta përforcuar repartin defensiv.Bavarezët janë duke i bërë presion Araujo-s që të pranojë ofertën e tyre pasi janë të bindur se Barcelonën mund ta shtyjnë për ta lejuar largimin e uruguajanit. Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport në Gjermani, drejtuesit e Bayernit janë të bindur se Barcelona do ta lejojë largimin e Araujos për shkak të krizës financiare. Vetë lojtari ndihet i lumtur te Barcelona, por një ofertë e mirë financiare për katalanasit mund të bëjë që ai të vazhdojë karrierën në Munich.

sfidanti.al