Ksavi Hernandez ka dhënë alarmin, Barcelona nuk është efikase në sulm. Pas barazimit në “Mestalla” përballë Valencias ekipi blaugran ka humbur edhe më shumë “kontaktin” me formacionet kryesuese. Për këtë motiv shanset e humbura përballë portierit “rëndojnë” më shumë për ekipin në fjalë, të cilit i duhen mesatarisht 8.87 goditje për për t’iu gëzuar një goli. Statistikat tregojnë se Barcelona është formacioni i 58-të në Europë për raportin që ka mes golave të shënuar dhe rasteve të krijuara.
Për të rrealizuar 31 gola në La Liga, Barçës i janë dashur plot 275 goditje në portë. Statistikat vendosin përpara përgjegjësisë repartin e avancuar, i cili me në krye Robert Levandovskin është vendosur në pikëpyetje nga drejtuesit e klubit dhe… numrat. Mes sulmuesve, të cilët kanë shënuar 6 a më shumë gola në La Liga këtë sezon polaku është i treti për raport numër golash dhe rastesh për shënim. Levës për të shënuar një gol i janë dashur mesatarisht 2.62 goditje ndërsa më keq se ai kanë bërë “vetëm” Rodrigo (2.67) dhe Injaki Uilliams (3.13).
sfidanti.al