Alexis Sanchez nuk është më një objektiv i Bayernit të Mynihut. revista gjermane ‘Kicker’ ka bërë të ditur se klubi bavarez ka hequr dorë përfundimisht nga tentativa e tij për të blerë sulmuesin kilian dhe këtë e ka bëtë duke cituar një deklaratë të presidentit Hoeness edhe pse ky i fndit nuk e përmendi aspak emrin e sulmuesit. ‘ Nuk mund të ndërtosh një skuadër të re me transferime prej 100 milionë Eurosh për futbollistë 29-30 vjeçarë-ishte deklarata e Hoeness-kjo nuk është politikë. Bayern kërkon futbollistë të rinj të moshës 20-22 vjecare dhe ai që e bën këtë kritikohet’. Tashmë për Sanchez duket se alternativa e vetme për të ardhmen mbetet Manchester City.
sfidanti.al