Basler e kap me Bufonin: Ka harruar se ekziston edhe tërheqja nga futbolli

Në Gjermani është një protgram televiziv ‘Fantalk’ ku ish futbollistë e gazetarë japin gjykimet e tyre në një bisedë të lirshme sikur të ishin në një bar apo edhe në një pub duke parë se ndonjëherë komentet e tyre shkojnë deri në ekstrem. Është ky rasti i Mario basler, kampion Evrope me Gjermaninë në 1996 dhe  humbësi i finales së Ligës së Kampioneve me Bajernin në 1999 kundrejt Mançester Junajtid me Djajtë e Kuq që përmbysën avantazhin e bavarezëve në minutat e fundit. Pas barazimit 2-2 mes Juventusit dhe Tottenhemit, ish mesfushori gjerman u tregua i ashpër në kritikat e tij sidomos me Buffon duke theksuar se ai nuk është më në gjendje që të luajë në nivelet më të larta

‘Ndodh që  një person e humbet momentin e duhur për t’u tërhequr nga futbolli-tha Basler-unë e lashë sportin kur isha 33 vjeç. Klubi dhe trajneri duhet t’i kishin thënë sBufonit se për të kishte ardhur koha për t’u larguar. Ndoshta ai ka dëshirën për të fituar Ligën e Kampioneve, por nuk është më një portier i një niveli ndërkombëtar. Me të Juventusi nuk mund të fitojë këtë trofe’

Janë komente të forta këto të Basler që Bufon padyshim nuk i meriton. ishin pikërisht pritjet e tij sezonin e kaluar ndaj barcelonës që i dhanë mundësinë Zonjës së Vjetër të arrijë deri në finalen e Kardifit.

sfidanti.al