Majkëll Felps i gëzohet sërish të qenit baba. Kampioni amerikan shfrytëzoi rrjetin Instagram për të bërë të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, një djalë i quajtur Beket. Në postimin e tij, Felps publikoi një foto të bashkëshortes së tij Nikole dhe të dy djemve të tij; Bumer që lindi në 2016 dhe Beket.
‘Jam njeriu më i lumtur në botë-shkruante Felps teksa bënte të ditur lindjen e vogëlushit që ndodhi ditën e hënë-ato të djeshmet ishin momente magjike. të jesh në gjendjë të krijosh familje për mua është dicka e pabesueshme’.
Felps, fituesi i 28 medaljeve olimpike, tashmë është tërhequr nga gara, kështu që ai ka të gjithë kohën e duhur për t’i dedikuar familjes.
sfidanti.al