Gerard Pique ishte ndër të parët futbollistë të Barcelonës që shprehu gatishmërinë për t’u larguar nëpërmjet një intervistë vetëm pak minuta pas ndeshjes cerekfinale të Ligës së Kampioneve ku Bayerni e shkatërroi skuadrën katalanase 8-2. Vetë klubi po e studion largimin e tij dhe tani mbi qendërmbrojtësin,kampion bote në 2010 kanë hedhur sytë 2 klube të Premier League, kampionat ku Pique është aktivizuar kur ishte pjesë e Manchester United.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Fulham që këtë sezon rikthehet të luajë në Premier League i ka bërë një ofertë për Pique, ndërsa e përditshmja angleze ‘Liverpool Echo’ shkruan se edhe skuadra e The Reds ka shfaqur interesin për spanjollin që do të plotësonte vendin bosh të lënë nga Lovren që po shkon drejt Zenitit.
Edhe kjo e përditshme shkruan se Fulham e kërkon Pique, por shton se reputacioni dhe imazhi i skuadrës së Jurgen Klopp mund të bindin spanjollin që të zgjedhë Liverpoolin që duket se është i interesuar edhe për një tjetër lojtar të Barcelonës, Ivan Rakitic; është i mundur një shkëmbim me Ëijnaldum, mesfushor që është kerkuar nga trajneri i ri i Barcelonës, Koeman.
Sfidanti.al