Pandemia coronavirus ka gjunjëzuar edhe futbollin evropian pa kursyer askënd, as Barcelonën e Josep Maria Bartomeut. Klubi katalanas po jeton një moment delikat, një krizë që shtyu disa prej futbollistëve të reduktojnë pagat e tyre dhe një prej tyre ishte edhe Gerard Pique. Qendërmbrojtësi katalanas, një prej futbollistëve më me peshë te Barcelona vendosi të ulë pagën e tij me 50%
Shembullin e Pique e ndoqën edhe lojtarë të tjerë të Barcelonës si Ter Stegen apo De Jong të cilët pranuan një reduktim të pagës së tyre në masën 30%.
Sfidanti.al