Me maskë apo pa maskë, Unioni i Berlinit i do tifozët në stadium!

Kryeqyteti i Gjermanisë nuk është se po i ndihmon shumë skuadrat e tij për të mposhtur dëmet e koronavirusit, por klubi më i vogël dëshiron ta provojë. Unioni i Berlinit është në pararojë të përpjekjeve për kthimin e tifozëve në stadium, dhe shpreson që këtë të shtunë në orën 15:30, të ketë një impiant të mbushur plot në ndeshjen e Bundesligës ndaj Frajburgut. Gjithsesi, situata e tanishme me epideminë nuk është nga më të mirat, pasi Berlini e shkel limitin prej 35 të infektuarve për 100 000 banorë, dhe ka 104.4 banorë të infektuar për këtë sasi. Kufizimi ka qenë 4 500-5 000 tifozë për ndeshje, por Unioni shpreson që ta kalojë këtë pengesë. Diskutimi tjetër ka të bëjë me maskën, pra nëse tifozët do të duhet ta kenë edhe kur të ulen në ndenjëset e tyre, apo do të kenë të drejtë ta heqin.

Sfidanti.al