Uli në stol 10 nga lojtarët që fituan Superkupën përballë Realit në Arabinë Saudite, dhe natyrisht që nuk mund ta ndjente ndryshimin. Kjo, jo vetëm sepse Barcelona ka dy ekipe në një, por edhe sepse kundërshtari i radhës në Kupën e Mbretit ishte Seuta (Ceuta), ekipi i kategorisë së tretë, edhe pse po luante në fushën e vet. Rafinja shënoi në 41’, Levandovski në 50’, Ansu Fati në 70’, Kesie në 77’ dhe sërish Levandovski në 90’. Katalanasit janë tani të kualifikuar për në çerekfinale.
Barcelona: Penja, Bejerin, Erik Garsia, Alonso (Kristensen 73’), Zhordi Alba, Kesie, Sergi Roberto (Buskets 73’), Karral (Gavi 46’), Rafinja (Alarkon 80’), Levandovski, Ferran Torres (Ansu Fati 60’).
Sfidanti.al