‘Lautaro Martinez? Do të flasim me Interin kur të përfundojë Liga e Kampioneve’. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk dorëzohet; sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë në shënjestrën e klubit blaugrana. ‘ Cështja nuk është mbyllur ende-tha kreu i Barcelonës në një intervistë për BeIN Sports duke lënë të kuptohet se pas impenjimeve evropiane Barcelona do të rinisë ofensivën për Lautaro Martinez.
Por Bartomeu sulmon edhe presidentin e Napolit, Aurelio De Laurenttis që kishte kërkuar që ndeshja e Ligës së Kampioneve ditën e shtunë të mos luhet në Camp Nou për shkak të emergjencës coronavirus
‘Nuk jam dakord me të, ai ka arsyet e tij, por mendoj se është logjike që të jetë përgjegjësia jonë që t’i kthehemi normalitetit-vijoi Bartomeu-dhe normaliteti është që skuadrat të luajnë në stadiumet e tyre. Mesazhet alarmuese janë të dëmshme për të gjithë. Mesazhi i duhur është ai i UEFA që kërkon të sigurojë të gjithe që normaliteti të jetë maksimal dhe që të ndiqet protokolli’.
Në fund Bartomeu foli edhe për cështjen e kthimit të Neymar te Barcelona duke e hedhur poshtë këtë opsion.
‘Ekziston emergjenca Covid që e bën situatën ekonomike jo të mirë. Për më tepër, Paris Saint Germaini nuk ka ndërmend ta shesë-tha Bartomeu.
Sfidanti.al