Me Europën mbaruan punë për momentin. Futbollistët e Barcelonës u nisën për në Amerikë ku do të vazhdojnë fazën përgatitore e do të luajnë disa miqësore, por klubit të shquar i ndodhi një problem. Me ekipin nuk mundi të udhëtonte trajneri Ksavi Hernandez, diçka që në Spanjë e cilësuan si diçka qesharake, dhe që i jep një goditje të fortë synimeve të Barçës për të krijuar një ekip sa më të fortë për sezonin që vjen. Ksavi nuk u lejua nga autoritetet amerikane, sepse ka qenë disa herë në Iran me ekipin e tij në Arabinë Saudite, dhe për këtë arsye ka nevojë për një leje speciale. Klubi katalanas po bën ç’mos që trajneri të humbasë sa më pak kohë në fazën përgatitore.
Me shokët edhe Frenki De Jong, ndonëse për holandezi pati konflikt me drejtuesit sepse nuk deshi të shkonte tek Mançester Junajtidi. Me gjasë, ai do të mbetet në ekip, dhe presidenti Laporta deklaroi se Barcelona e vlerëson gjithnjë një lojtar si De Jongu, ndonëse vendimin e fundit do ta marrë Ksavi. Përtej problemeve me Ksavin dhe De Jongun, skuadra “blaugrana” u prit nga mjaft tifozë në hotel, të cilët brohoritën dhe kërkuan autografe nga lojtarët, ndonëse u mbajtën të izoluar nga policia amerikane. Barça vendoset në një kompleks të rëndësishëm sportiv në Fort Loderdejl, ndërsa priten miqësoret ndaj Interit të Majemit dhe Realit të Madridit. Me ekipin bashkohet këto orë edhe Robert Levandovski, pasi ai mbërriti fillimisht në Spanjë, në Majorka, ku kreu vizitat mjekësore pasi u arrit marrëveshja mes katalanasve dhe Bajernit, me vëmendjen që tani është kthyer tek mbrojtja.
Sfidanti.al