Barça do t’i paguajë 50 milionë eurot për Levandovskin, por a mundet menjëherë?!

Nga Mynihu kanë kërkuar që të mos ketë as klauzola për shpërblime, as lojtarë që mund të përfshihen në marrëveshje, dhe as pagesë me këste. Bajerni pranon që të japë Robert Levandovskin vetëm nëse Barcelona do t’i paguajë të gjitha paratë menjëherë, ndërsa shifra që kërkon nuk është aq e qartë. Mediat gjermane kanë shkruar se bavarezët duan më shumë se 50 milionë euro, ndoshta 60 milionë, por nëse katalanasit afrohen tek 50-ta, atëherë gjërat mund të ndryshojnë. Mediat spanjolle shkruajnë se Barça do ta përmirësojë ofertën e radhës dhe kjo do të jetë ndoshta saktësisht 50 milionë euro, por nuk dihet nëse mund të paguhen menjëherë. Vetë presidenti “blaugrana”, Laporta, ka thënë se “ne nuk mund të marrim asnjë lojtar nëse nuk do të bëjmë transferime”.

Sfidanti.al