Rikthehen gjigandët në Premier Ligë, 8 sulmues mbi 1.90 metra!

Kifer Mur (Kieffer Moore) i Uellsit është një shtatlartë i vërtetë, që luan për Bournmuthin dhe është 1.96 metra i gjatë. Ai është vetëm njëri nga gjigandët që do të jenë sezonin e ardhshëm në Premier Ligën angleze, dhe që do të jenë përballë mbrojtësve të shkurtër, siç mund të jetë Lisandro Lopez i Mançester Junajtidit (1.75 metra). Erling Halandi i Mançester Sitit është 1.94 metra, ndërsa Kris Ud i Njukasëllit arrin në 1.91 metra! Pritet të jenë të paktën 8 sulmues nga 190 centimetra apo më shumë në edicionin që vjen, ndërsa do të ketë edhe të tjerë shtatlartë si Harri Kejn i Totenhemit që është 1.88 metra, dhe Daruin Nunjez i Liverpulit, gjithashtu 1.88 metra! Moda e gjigandëve është rikthyer në Angli, pas një periudhe të gjatë me sulmues më të shkurtër.

Sfidanti.al