Nga i perjashtuar ne kapiten te Italia. Kjo i ka ndodhur Balotelit qe pas 4 vitesh rikthehet ne perfaqesuesen italiane. Sulmuesi i Nises pritet te gjeje surprizen ne dhomat e zhveshjes se Te Kalterve, pasi ai mund te marre shiritin e kapitenit duke qene se Bufon e De Rosi nuk jane me pjese e Italise.
Kapiteni i pare do te jete Bonuçi, ndersa Baloteli supozohet te jete zevendesi i tij. Por ne Kombetaren Italiane shiriti i kapitenit i jepet lojtarit me me shume ndeshje dhe ne kete pike pas kapitenit te Milanit qendron pikerisht Baloteli qe ka zhvilluar 33 ndeshje me Italine.
Sfidanti.al